9 Mars, 2020

Të kapur për dore, Bebe Rexha kapet mat me mashkullin misterioz


Bebe Rexha ka vendosur që jetën e saj private ta mbaj larg vëmendjes së mediave. Shumë pak dihet për jetën sentimentale të këngëtares shqiptare.

Mirëpo, Bebe nuk ka arritur ti shpëtojë dot fotografëve ndërsa doli për darkë në Los Angles.

Këngëtarja u pa nën shoqërinë e një mashkulli misterioz në një restorant.

30-vjeçarja shihet e kapur për dore me mashkullin që e shoqëronte.

Ata ishin kombinuar me njëri-tjetrin pasi të dy ishin veshur me të zeza.

“Nëse dua të dal me dikë, do ta bëj. Nuk më intereson kush është,”– ka thënë Bebe Rexha në një intervistë.

Ndërsa në pas shtoi: “Dua dikë që të kujdeset për mua sepse unë kujdesem për të gjithë rreth meje. Do më pëlqente të kujdesej për mua.”

Nuk dihet ende marrëdhënia mes tyre, por nga fotot lihet të kuptohet se ky është djali që mund ti ketë rrëmbyer zemrën këngëtares shqiptare.

Ndërsa identiteti i tij ende nuk dihet. Ndoshta Bebe do të na e zbulojë më vonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al