Heidi Klum frikësohet se është me koronavirus. Supermodelja shpreson të jetë ftohur. Por edhe pse po tenton të bëjë testin e COVID-19 përpjekja e saj ka rezultuar pa sukses.
46 vjeçarja mungoi në “America’s Got Talent” këtë javë dhe u tha se ishte ftohur.
Në një postim në Instagram, modelja tha se përpjekur të bëjë testin e koronavirusit tek dy mjekë por pa sukses.
Gjatë kohës që shkruante postimin, Klum tha se ishte në shtrat.
Simptomat e saj përfshijnë ethe, të dridhura dhe kollë.
“Unë thjesht nuk ndihem mirë, kështu që kam qëndruar në shtëpi për të mos infektuar të tjerët,”- tha ajo.
Ndërsa më pas shtoi: “Qëndroni të sigurt. Qëndroni në shtëpi nëse nuk ndiheni mirë.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al