24 Shtator, 2020

Supermodelja Gigi Hadid dhe Zayn Malik bëhen prindër të herë të parë, zbulohet gjinia e bebit


Supermodelja Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik janë bërë prindër të herë të parë.

25-vjeçarja ka sjellë në jetë në fundjavë “një vajzë të shëndetshme dhe të bukur”.

Lajmi u dha nga vetë supermodelja dhe këngëtari me anë të postimeve në rrjetet sociale.

“Dashuria që ndiej për këtë foshnje është përtej çdo gjëje që kuptoj,”– shkroi Zayn Malik, krahas një foto ku shihet duke mbajtur dorën e vogëlushes.

Ndërsa supermodelja shkroi: “Vajza jonë erdhi në jetë këtë fundjavë. Ajo që tani e ndryshoi botën tonë.”

Por ata nuk zbuluan emrin që kanë zgjedhur për vajzën e tyre.

Gigi Hadid konfirmoi shtatzëninë në një intervistë për Tonight Show Starring Jimmy Fallon në muajin prill, por u tregua e rezervuar përsa i përket detajeve të shtatzënisë.

Çifti mbajtën të fshehtë gjininë e bebit të tyre, deri në momentin që erdhi në jetë.

Gigi dhe Zayn janë në një marrëdhënie që nga viti 2015, ndërsa romanca e tyre është shoqëruar me ndarje dhe ribashkime.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al