25 Tetor, 2020

“Sot festojmë për bekimin më të madh në tokë”- Nëna e Arilena Arës feston ditëlindjen dhe këngëtarja i bëri këtë urim special


Nëna e Arilena Arës feston sot ditëlindjen dhe ajo e ka uruar publikisht me një mesazh shumë emocionues.

arilena ara (1)

Arilena është treguar e përpiktë dhe urimin ia ka dërguar fiks në mesnatë.

arilena ara (3)

Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Zoti të bekoftë me lumturi të pashtershme! Uroj që portreti dhe sytë e tu të jenë gjithmonë të qeshur dhe unë të jem aty t’i përqafoj përjetësisht…

arilena ara (5)

Të puth duart e tua të shenjta që më kanë përkëdhelur jetën. Gëzuar shpirt, sot festojmë për bekimin më të madh në tokë, NËNËN. Të dua”, i shkruajti këngëtarja nënës së saj.

arilena ara (7)

Arilena ka vetëm nënën, sepse babain e ka humbur vite më parë. Ajo ka treguar gjithmonë se ka pasur një lidhje shumë të fortë me të.

arilena flet për babain (8)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al