29 Nëntor, 2017

Sonte pritet të këndojë në Tiranë, Emeli Sande i vjedhin 300 mijë paund


Këngëtarja Emeli Sandé ka rënë viktimë e mashtruesve që i kanë vjedhur 300,000 paund nga llogaria e saj bankare, shkruan “EveningStandard”.

Fituesja e çmimeve të shumta dhe ish-burri i saj Adam Gouraguine u vu në shënjestër të hajdutëve të cilët përdorën të dhënat personale të llogarisë së tyre bankare duke transferuar 300 mijë paund. Ngjarja e cila ndodhi vetëm disa ditë më parë është bërë publike sot, ndërsa mësohet se tashmë është zbuluar se kush ka qenë autori i vjedhjes.

Ndërkohë kujtojmë se mbrëmjen e sotme këngëtarja me famë botërore do të jetë e ftuar për “Natën e Bardhë” dhe do të performojë disa orë në kryeqytet.

emelisande

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al