4 Nëntor, 2018

Skënder Gjinushi rikthehet në Parlament


Nuk e dimë nëse Skënder Gjinushi i gëzon akoma favoret si ish-kryetar i Parlamentit, por ajo që ne shohim është që politikani i vjetër i karrierës dhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Gjinushi, kthehet shpesh në Parlament, në atë institucion që ai e drejtoi vite më parë.

Padyshim që Gjinushi ka qenë një figurë e rëndësishme e politikës pas viteve ‘90. Debatin që sot e bën Rama me Berishën, dikur e bënte Gjinushi dhe të tjerë.

Kur sheh Gjinushin, kupton që politika nuk është se ka pësuar ndonjë modernizim, ai na sjell në kujtesë që jemi aty ku ishim, në mos më keq. Gjithsesi, Gjinushi ia ka hedhur, ai nuk është më në politikë aktive dhe kur vjen në Parlament duket gjithmonë i qeshur dhe i relaksuar.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al