30 Shtator, 2017

‘S’kam ku ti çoj paratë’-Eranda Libohova tregon të vërtetën e deklaratës


 

Pak muaj më parë këngëtarja shqiptare Eranda Libohova u vendos në qendër të vëmendjes dhe komenteve për shkak të një deklaratë që bëri në një emision veror se nuk kishte ku t’i çonte paratë.

E ftuar në emisionin ‘Një kat më lart’ të gazetarit Ermal Peçi, këngëtarja u shpreh se nuk është person që e keqpërdor paratë dhe sipas saj deklarata e bërë pak muaj më parë ka dalë nga konteksti dhe është keqinterpretuar.

“Nuk jam me teorinë që publiciteti i keq është gjithnjë publicitet. Nuk më pëlqeu fare, këngën nuk e kam hobi, por e kam profesion.

Unë kam mbi 30 vjet që punoj. Nuk jam mësuar të keqpërdor paranë, apo të tallem me këto deklarata qesharake që të nxjerrin mbi të gjitha dhe një fyçkë.

Si mund të them unë se s’kam ku ti çoj paratë dhe nxjerrin foton mbi jaht që e kam bërë për një revistë, ai nuk është jahti im personal. Unë për momentin u mërzita shumë, unë jam shumë e rezervuar. Kur dal në intervista nuk flas për make up-in, këpucët, por flas gjithmonë për punën”, tha Eranda Libohova./Ballkan Web/

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al