15 Prill, 2022

“Si thuhet në shqip e ka bërë për Borën?”- Donald Veshaj i dedikon sërish këngë ish të dashurës së tij: Ma tha truri për me t’humb


Donald Veshaj ka publikuar ditën e sotme këngën e tij të re në bashkëpunim me vëllain e tij binjak, Romeo Veshajn dhe këngëtarin Elgit Doda.

Duke pasur parasysh trekëndëshin e dashurisë Bora Zemani-Donald Veshaj-Beatrix Ramosaj, kjo këngë pritej të kishte edhe fjalë dedikuar njërës nga ish të dashurave të tij.

Dhe me sa duket kështu ka ndodhur pasi ndjekësit dhe fansat e kanë lidhur tekstin e kënduar nga Donaldi me Bora Zemanin.

Pjesë nga teksti i Donaldit:

“Ma tha truri për me t’puth

Ma tha truri për me t’humb

Ma tha truri për me t’lut

Ma tha truri për me vujt”

Fansat menjëherë kanë lënë komente për fragmentin e kënduar nga aktori duke shkruar se ky është një dedikim për ish të dashurën e tij Bora Zemanin.

“Ma tha truni për me t’puth Ma tha truni për me t’hup Ma tha truni për me t’lut Ma tha truni për me vujt Kështu e tha??????? Veç emri i Borës mungon?‍♀️?”- thuhet në një koment.

Ndërsa një tjetër ndjekës ka ironizuar edhe Beatrix Ramosajn teksa shkruan:

“Si thuhet Shqip e ka bër për Borën ❤️?”

 Kujtojmë se edhe kënga “Nuk je” e publikuar pak kohë më parë nga Donald Veshaj u konsiderua nga fansat si dedikim ndaj Bora Zemanit.

Në vargjet e saj Donaldi thotë: “Në këtë qytet i vetëm eci nëpër shi/ Aromën nuk e ndjej se nuk je më ti/ Në këtë mëngjes akoma pres”

Po ashtu më tej në refren ai thotë:”Ama sot ti nuk je/ Më the nuk vij/ Veten po humb pa ty çdo ditë/ Pak dashni ti vetëm falma”.

“Unë jam idiot, ama jam idioti jot!”– është kjo një nga frazat që nuk u ka shpëtuar njerëzve. Kur ishte në “Big Brother VIP”, Donaldi i tha në një bisedë Semi Jaupajt, se këtë frazë ka dashur ta shkruante te “Toxic Love” që këndohet nga Elgit Doda dhe është shkruar nga Donaldi. Teksti i dedikohet moderatores dhe historisë së tyre të dashurisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al