14 Shkurt, 2018

“Si mund të qëndronte një vajzë me ty, kur ishe 30-vjeç?”, Shakohoxha thumbon Bert Aliajn


Emisioni Opinion foli dje për temën “Si të mbetemi të rinj”. Teksa ish deputetja demokrate Lajla Përnaska po fliste për stresin dhe ndikimet e mëdha që ai ka në mirëqenien e njeriut, ka ndërhyrë Robert Aliaj.

Ai është shprehur se të ftuarit po flisnin si të ishte emision i vitit 1996, ku ende ishte tabu të flitej për seksin. Sipas Robert Aliajt aktiviteti seksual është ndikuesi kryesor në mirëqenien e një personi dhe mungesa e tij ka ndikim negativ.

Aliaj tha se aktiviteti seksual kryen njëherësh disa funksione çka e bën që ai të ndikojë pozitivisht në energjitë e individëve.

Sipas Aliajt aktiviteti seksual të bën të ndihesh mirë sepse mbushesh me dashuri, kryen njëherësh edhe funksion e sportit, çliron energjitë negative, përjeton emocione të veçanta etj.

Komentatori i sportit, Dritan Shakohoxha në momentin që ka parë një foto të këngëtarit Robert Aliaj në moshën 30-vjeçare, i është drejtuar duke e pyetur me humor: se si mund të qëndronte një vajzë me të, me një portret të tillë në atë moshë?

Shakohoxha theksoi në studion e emisionit ‘Opinion’ se njeriu duhet të mbajë vetën, pasi estetika e dikujt ka shumë lidhje edhe me humorin e atij që takon apo një bashkëbiseduesi të rastësishëm, si dhe ndonjë kolegu në punë.

Nga ana tjetër, artisti Robert Aliaj, sqaroi se pamja estetike e një personi nuk e shqetëson aspak, përkundrazi tha ai, sfida është për të zbuluar tek dikush bukurinë e brendshme./Opinion

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al