3 Shtator, 2019

Si ka ndryshuar fiziku i Eneda Tarifës brenda 5 viteve, fotot krahasuese


Këngëtarja e talentuar Eneda Tarifa, e cila së fundmi prezantoi spektaklin “Top Talent”, është shfaqur në superformë kohët e fundit. Madje, duket se Eneda është në një periudhë të mirë të jetës së saj.

Ajo ka zbuluar se ndryshimi erdhi pasi këtë vit ka vendosur që t’i përkushtohet palestrës. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, të bërë rreth dy muaj më parë, këngëtarja shprehet se ndihet më mirë sesa 10 vite më parë si në trup, ashtu edhe në shpirt.

“Kam qenë gjithmonë sporadike në palestër, gjithë këto vite. Ja që këtë vit e vura prioritet dhe më besoni që jam më mirë se 10 vite më parë. Fizikisht, mendërisht, shpirtërisht. Dhe nuk është se kam hequr shumë nga dëshira për të ngrënë. Por punoj fort. Ua sugjeroj fort të gjitha vajzave. Për mua është një ‘e mirë e domosdoshme’. Meritat i kam edhe vetë”, ka shkruar krahas një videoje, ku ajo shfaqet në palestër.

Dhe kjo që thotë Eneda është më se e vërtetë dhe ne kemi prova. Në foton majtas është Eneda rreth 5-6 vite më parë dhe në foton djathtas, është para një jave, postim i saj gjatë pushimeve në Greqi. Këngëtarja ka të drejtë. Duket me të vërtetë më e re se 10 vite më parë, pasi është në superformë.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al