20 Maj, 2019

Shqiptari ngre në këmbë jurinë e “The Voice” në Francë (VIDEO)


Me talentin e tij në muzikë po korr shumë sukses në Francë. Është fjala për një djalë të ri shqiptar, i cili po triumfon në spektaklin francez “The Voice”.

Gjon Muharremaj është 20 vjeç dhe tashmë i ka kaluar fazat e para të përzgjedhjes dhe renditjes nëpër skuadra.

Gjoni i cili është në grupin e këngëtarit të njohur Mika, është në mesin e 12 konkurrentëve në nivelin e avancuar në “The Voice” dhe ka përballë një garë të fortë.

Së fundi, një performancë e tij ka mahnitur jurinë aq sa në fund, të gjithë u ngritën në këmbë të mahnitur.


20-vjeçari  njihet me emrin e artit Gjon’s Tears dhe kur ishte vetëm 12 vjeç ka mahnitur jurinë e “Albanians Got Talent” me zërin e tij.

Ndërkohë Gjoni ka lindur në Zvicër dhe babanë e ka nga Kosova ndërsa nënën nga Tirana.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al