24 Prill, 2019

Shpallet “Gruaja më e bukur” e vitit 2019 dhe ajo është… (FOTO)


Si çdo vit, revista e njohur “People” ka publikuar emrin e “Gruas më të bukur”. Në krye të listës për vitin 2019 është aktorja Jennifer Garner.

47-vjeçarja është cilësuar si mbretëresha e bukurisë, por për arsye që janë më të thella sesa pamja. Madje vetë aktorja e famshme e ka pranuar se ajo jo gjithmonë e shikon veten si një grua tërheqëse.

“Nuk isha ndonjë nga vajzat e bukura që ndihesha e sigurt dhe nuk e shikoja veten aspak tërheqëse. Nuk ishte pjesë e jetës sime. Por u ndjeva mirë me veten më pas. Ky ishte truku! Paraqitja nuk ishte ndonjë gjë me rëndësi në familjen time. Prindërit e mi nuk më kanë thënë ndonjëherë ‘Je e bukur’ dhe unë thjesht nuk mendoja për këtë”, shprehet aktorja.

Ndërkohë kujtojmë se një vit më parë u shpall “Gruaja më e bukur” Pink dhe në 2017-n Julia Roberts.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al