28 Prill, 2020

Shoqërohet në polici reperi i njohur shqiptar “Gold Ag”, ja arsyeja


Reperi i njohur shqiptar, Gold AG është shoqëruar në policinë e Kosovës.

Arian Agushi është marrë në pyetje gjatë ditës së martë nga organet e rendi për shkak të këngës së tij të fundit “Shkronjat e Arta” me motive patriotike.

Teksti i këngës dyshohet se përmban gjuhë që nxit përçarje.

“Sot në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, është iniciuar rast ‘Nxitja e përçarjes dhe mos-durimit’. Lidhur me këtë rast është intervistuar viktima dhe po ashtu edhe i dyshuari. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt,”- tha për Telegrafin, zyrtarja për informim e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

Kënga është publikuar më 26 prill dhe teskti është shkruar nga vetë reperi.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al