29 Shtator, 2017

Shokon Dafina Zeqiri : Më thanë gjej një burrë që të sponsorizojë karrierën


 

Prej disa kohësh këngëtarja shqiptare Dafina Zeqiri është zhvendosur në LA, ku vetëm pak ditë më parë publikoi këngën më të re me titullin ’Told Ya’, e cila në vetvete mbart një fabul shumë interesante; është historia e një vajze të vogël që ndihej e paragjykuar kur ishte fëmijë sepse të gjithë e quanin djalë dhe pastaj kur rritet dhe shndërrohet në një grua e kupton se e veçantë mund të jesh vetëm nëse je vetvetja.

 

Gjatë një interviste për “Milk”, një nga mediat online me emër në LA, Dafina ka folur rreth projekteve dhe planeve për të ardhmen, por gjithashtu ka treguar edhe arsyet e largimit nga Kosova.

“Unë ngeca atje. Plani im ishte të shkoja atje, të bëja një muzikë të këndshme, të shikoja se si do shkonte dhe më pas të kthehesha në SHBA. Ndenja atje për 10 vjet. Ndjeva sikur po humbisja vete- edhe si individ, por edhe si artist. I thashë vetes është koha të largohem. Kam zgjedhur të zhvendosem në SHBA për të për të liruar mendjen time dhe për fat të mirë kam gjetur veten këtu”, tregon Dafina.

Ajo është ndalur të tregojë se në Kosovë e këshillonin që të gjente një burrë që t’i sponsorizonte karrierën.

“Jam rritur në Suedi duke marrë pjesë në festivalet e fëmijëve, por më pas mendova që kishte ardhur një pikë që unë të dilja vetë. Kështu vendosa që të kthehem në vendlindjen e mamit, Kosovë dhe isha shumë feministe, gjë që mendoja se atyre u duhej kjo energji. Ishte shumë e vështirë. Të shkosh në një qytet tjetër, njerëzit të shohin me një tjetër sy si p.sh “Çfarë i duket vetja asaj, se duke ardhur këtu do bëjë ndonjë ndryshim të madh? Ato më thanë që kisha nevojë për një sponsor, një burrë që të më ndihmonte ”, shprehet Dafi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al