12 Qershor, 2018

Shihni gardërobën e mamasë së Kim Kardashian, i madh sa një apartament (FOTO)


Supermodelja Kendall Jenner i habiti të gjithë kur publikoi në “Instastory” një video të dollapit të mamasë të saj.

Bashkangjitur videos ajo shkruante se ky është dollapi i bosses, dhe i tillë qenka në fakt.

Gardëroba i mamasë të motrave Kardashian/Jenner mesa duket është më i madh se një apartament.

Video që Kendall ka publikuar është e shkurtër, por aq mjafton për të parë këtë dollap që e ka ëndërr çdo vajzë për ta pasur.

Në gardërobën e Kris Jenner mund të gjesh çdo gjë, çanta, këpucë, kostume. Me pak fjalë të gjitha gjërat që i nevojiten një femre.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al