19 Qershor, 2018

Shëtitje, shampanjë dhe not në lumë… kështu festojnë të rinjtë mbarimin e shkollës (FOTO)


Disa nga mendimtarët më të shndritshëm të vendit dhe udhëheqësit e të nesërmes festuan paksa çuditshëm fundin e provimeve në Universitetin e Kembrixhit.

Studentët e Britanisë së Madhe bënë një festë të madhe në “Trinity Great Hall” dhe më pas nisën të endeshin nëpër rrugët me kalldrëm e me shishe shampanje në duar.

Edhe pse të veshur me xhaketa mbrëmjeje, me fustane të bukur dhe me taka, të rinjtë nuk u ndalën së hyri në lumë. Çdo vit, ngjarja më e madhe e kalendarit social të studentëve të Kembrixhit është pikërisht përfundimi i provimeve, ku i lejon ata që të festojnë e të relaksohen.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al