27 Dhjetor, 2017

Shalsi, i vetmi që u bë një luledielli


Këtë të hënë në Parlament, krahas protestës së opozitës, kishte edhe një iniciativë të deputetëve socialistë. Ata kishin sjellë disa bluza në Parlament, si një simbolikë për t’u bashkuar në kauzën e dhurimit të parave për një fëmijë të sëmurë në Kosovë.

Fondacioni “Unë jam një luledielli” drejtohet nga Albana Osmani. Bluzat me simbolin e lulediellit ishin shpërndarë për të gjithë deputetët e Parlamentit, ndërkohë që vetëm njëri nga burrat e veshi atë, deputeti Eduard Shalsi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al