26 Mars, 2018

Sërish probleme për “Snapchat”, modelja e njohur largohet nga ky rrjet social


Të tjera probleme ka sjellë për “Snapchat”, reklama e publikuar disa ditë më parë në këtë rrjet social, ku shfaqej diva e muzikës Rihanna e dhunuar nga ish-i dashuri i saj, Chris Brown.

Menjëherë pas kësaj reklame, me anë të një statusi në “Instagram”, Rihanna kritikoi publikisht “Snapchat” i cili u detyrua që të kërkonte falje.

Pavarësisht kësaj aksionet e këtij rrjeti social pësuan humbje, të cilat kapën vlerën e disa miliona dollarëve. Por nuk mbaron me kaq!

Pas divës së muzikës, një tjetër artiste është larguar nga rrjeti social “Snapchat”. Bëhet fjalë për modelen, Chrissy Teigen, e cila duke u nisur nga statusi i Rihannës, njoftoi se edhe ajo është larguar nga “Snapchat”.

Në “Twitter” modelja ka shkruar: “Unë ndalova së përdoruri Snapchatin. Përditësimi, ankesat e vazhdueshme të njerëzve që nuk mund të më gjenin, për më tepër sondazhi mbi Rihanna-n…jo mirë!”.

Pritet të shohim në ditët në vijim nëse do të ketë të tjera largime nga ky rrjet social, i cili dëmtoi shumë kompaninë me reklamën e publikuar, e cila si imazh kishte dhunën e ushtruar mbi këngëtaren Rihanna.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al