18 Korrik, 2018

Sekretari i Ramës Agaçi dhe Alket Hyseni kalojnë pushimet bashkë (FOTO)


Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni dhe Sekretari i Përgjithshëm në Kryeministri Engjëll Agaçi, janë parë duke kaluar pushimet e fundjavës bashkë, në Livadh të Himarës.

Agaçi dhe Hyseni kanë një të përbashkët sepse që të dy janë sulmuar vazhdimisht nga opozita për afera të ndryshme, ndërkohë që deputeti socialist Hyseni është akuzuar nga banorët e Dhërmiut si grabitës i tokave të tyre, çështje e cila ka shkuar në dyert i gjykatave për zgjidhje.

Gjithsesi, që të dy duken të qetë, herë pas here të përhumbur në celularët e tyre dhe veç e veç, por përsëri shëtitjet dhe banjot i kanë bërë bashkë.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al