2 Tetor, 2020

Sara Hoxha dhe Ledri Vula do bëhen prindër së shpejti por ende s’kanë gjetur emrin e vajzës, kërkojnë ndihmën e …


Sara Hoxha dhe Ledri Vula do bëhen së shpejti prindër për herë të parë.

Blogerja është në pritje të një vajze, por ende çifti nuk kanë vendosur për emrin e saj.

Ndaj Sara Hoxha u ka kërkuar ndihmë ndjekësve, që t’i japin ide me emra të ndryshëm, që ajo nuk i ka dëgjuar më parë.

“Është vajzë, më dërgoni disa emra që unë nuk i kam dëgjuar më parë,”- shkroi blogerja në një postim në Instagram, drejtuar ndjekësve të saj.

Çifti zbuluan se do të bëhen prindër në një postim në Instagram, teksa plasën një tullumbace ku zbuluan gjininë e bebit.

Teksa ishte i ftuar tek Ardit Gjebrea rreth 3 javë më parë, Ledri Vula i pyetur për emrin e vajzës, theksoi se do ta zgjidhnin muajin e fundit.

Ai gjithashtu foli për shumë gjëra në lidhje me jetën private, përfshirë edhe mundësinë për një dasmë.

“Me dëshirë po, do kemi dasmë. Babi ka qejf. Jam veç një djalë, një fëmijë, por nuk e di. Sara nuk e ka me shumë qejf. Më shumë ka qejf familja se ne. Në dasmën time dua të kem shokët, familja po e po, ama dasmën e bëjnë shokët,”- tregoi këngëtari.

Por si e kuptoi që Sara ishte e duhura? Edhe për këtë, Ledri Vula e kishte një përgjigje.

“Me kalimin e kohës. Kur gjen mirëkuptimin, kompromisin, kalon një kohë dhe nuk të hiqet dashuria,”- u shpreh ai.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al