2 Dhjetor, 2017

Samsung sjell ëndrrën pranë jush, ja kur do dal Galaxy S9 dhe S9+


Gjigandi Samsung nuk di të ndalet dhe herë pas here sjell risi që e pasurojnë shërbimin, por edhe kënaqin përdoruesit duke i çuar në hapësira të largëta mes imagjinatës dhe reales.

Këtë herë kompania ka informuar se  do të shfaq për publikun smartphone-ët e rinj Galaxy S9 dhe S9+ në janar në ekspozitën CES, aty ku reklamohen teknologjitë e reja dhe elektronika e konsumit.

Mirëpo ajo që pritet me shumë kuriozitet është se Samsung do të shfaq smartphone-in e parë që paloset.

Thashethemet sugjerojnë se Samsung mund të prezantojë një kamera me dy lente në Galaxy S9, një veçori që u shfaq në Galaxy Note 8 të fundit, por nuk dihet ende se si do të jenë ndryshimet e tjera.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al