1 Dhjetor, 2017

Samsung Round, parametrat e ekranit të ri


Gjigandi Samsung pritet që të vijë në treg me një risi mahnitëse. Tanimë revolucioni ka nisur dhe gjigandi i smartphone-ave ka lajmëruar se do të sjellë ndryshime në parametrat e ekraneve.

Kujtojmë këtu se pajisja e parë që është paraqitur me ekran të lakuar ka qenë Galaxy S6, por Samsung tanimë ka shkuar një hap më tej dhe do të sjellë një ekran që do jetë i lakuar 180 gradë. Edhe pse shumica e përdoruesve ishin kundër ekraneve të lakuara, Edge u bën standard në serinë ‘S ‘ dhe atë ‘Note’. Ekrani i ri do të quhet Round.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al