9 Prill, 2018

Sa të ëmbël që janë, Xhensila e Besi në një kërcim plot dashuri (VIDEO)


Xhensila Myrtezaj është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare. Prej vitesh ajo po jeton një romancë me Bes Kallakun, me të cilin lidhën kurorën e martesës vitin që lamë pas.

Para disa javësh çifti shumë i dashur për publikun shqiptar e pranoi publikisht se është në pritje të ëmbël, madje treguan edhe gjininë, vajzë.

Ditën e sotme Xhensila ka një tjetër gëzim në jetën e saj sepse feston 25-vjetorin e lindjes. E sigurisht se sa e lumtur është e tregon më së miri në videot që ka postuar në “Instastorie”, teksa po festonte ditëlindjen.

E veshur me një fustan të kaltër, i cili i nxjerr në pah barkun e rrumbullakosur, Xhensila ka realizuar një video boomerang në një ambient të dekoruar në mënyrë perfekte për ditëlindjen e saj.

Gjithashtu ajo ka postuar edhe një video me Besin duke kërcyer, e aty aktori i humorit i puth barkun bashkëshortes.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al