10 Qershor, 2018

Rudina Dembacaj publikon foto nga deti, ja si duket ajo me rroba banjo (Foto)


Moderatorja e njohur ose aktorja e humorit, Rudina Dembacaj po e kalon këtë fundjavë të nxehtë në bregdet, së bashku me familjen e saj. Ka qenë vetë Rudina, ajo që ka publikuar imazhe nga bregu i detit dhe pamje të vetë asaj që duket teksa po merr rreze dielli.

Rudina ka publikuar foto në rrjetin e saj “Instagram” ku duket me rroba banjo të zeza, por ajo që na ka tërhequr vëmendjen kanë qenë format e rregullta të moderatores dhe fakti se ajo zakonisht nuk nxjerr imazhe të tilla.

Edhe pse nënë e një vajze Rudina duket se është kujdesur goxha për trupin e saj dhe ndodhet në super formë.

Panorama Plus      

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al