15 Prill, 2022

Rrjeti u ‘çmend’ pas lajmit se Asap Rocky ka tradhtuar Rihannën. Burimet pranë çiftit zbulojnë si qëndron e vërteta


Disa detaja të reja kanë dalur së fundmi në lidhje me thashethemet u përhapën në mediat sociale se Rihanna dhe Assap Rocky ishin ndarë pasi ky i fundit e ka tradhtuar atë . Megjithatë, një burim i lidhur ngushtë me të dy artistët sapo i sqaroi gjërat eksluzive për TMZ .

Sipas burimit të tyre, pretendimet për ndarje dhe pretendimet e mashtrimit janë të dyja të rreme.

“100% e gabuar në të dyja rastet…1 milion për qind nuk është e vërtetë. Ata janë mirë”, thanë ata për median.

Rikujtojmë se ishte Louis Pisano, një influencues, i cili në Instagram ka 130 mijë ndjekës dhe më shumë se 19 mijë në Tëitter, që ka ndezur rrjetet sociale. “Rihanna dhe ASAP Rocky janë ndarë. Rihanna u nda me të pasi e kapi atë duke e tradhtuar me stilisten e këpucëve Amina Muaddi”, thuhet në një status në llogarinë e tij @LOUIS_VIA_ROMA.

Në pak minuta statusi i tij, i cili gjithashtu thekson se tradhtia ndodhi gjatë Javës së Modës në Paris, arriti gati 17 mijë pëlqime dhe u shpërnda më shumë se 10.6 mijë herë dhe retëeet-et arritën në mbi 2400. Shumë fansa të 34-vjeçares nga Barbados janë të mendimit se partneri i saj nuk mund të ketë bërë një veprim të tillë. Duke parë llogaritë e tyre përkatëse në Instagram, Rihanna dhe Rocky të dy ende ndjekin njëri-tjetrin.

Lajmi erdhi pak ditë pas publikimit të setit fotografik të Rihanna-s për revistën Vogue, ku ajo tregoi për shtatzëninë e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al