22 Qershor, 2018

Rregullat janë bërë për t’u thyer, Aurela Gaçe shfaqet me grim në plazh


Kur vjen sezoni i plazhit, shumë ekspertë këshillojnë femrat që të mos përdorin grim, duke e konsideruar si një gafë të madhe. Ata thonë se të shkosh në plazh me makijazh në fytyrë është e dëmshme për lëkurën.

Por duket sikur vitet e fundit vajzat besojnë se një make-up i lehtë e natyral buzë detit nuk lëndon askënd. Pra kur vjen puna te këto “rregulla” njerëzit janë të ndarë në dy opinione të ndryshme.

Mirëpo këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar Aurela Gaçe as nuk do t’ia dijë për këtë gjë. Ditën e stome ajo ka postuar në llogarinë e saj “Instagam” foto nga plazhi ku duket përkrah së bijës dhe jo vetëm që ka bërë grim, por një goxha grim.

Gaçe shihet e lyer me buzë e sy ngjyrë vjollcë, të kombinuara me kostumin e saj të banjës dhe ka treguar si gjithnjë, që fjala “rregulla” nuk gjendet shpesh në fjalorin e saj.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al