20 Shkurt, 2023

Pas rrëfimit të historisë me vajzat, a reaguan ish-partnerët? Ja si përgjigjet Dafina Dauti


Këngëtarja Dafina Dauti për tre javë, sa qëndroi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, tregoi shume nga jeta e saj duke ndarë momente të jetës personale me banorët e publikun.

Dafina vendosi të ndajë historinë e saj me publikun. Ajo bëri rrëfimin tejet prekës dhe emocional ku tregoi për sfidën për të rritur vajzat e veta si një nënë beqare e kjo i preku te gjithe. Derisa foli për dy lidhjet e dështuara dhe të bijat, të cilat tani janë pranë saj, por që për të arritur deri në këtë pikë kaloi shumë peripeci. Lidhur më këtë, të dielën në “Big Talk”, opinionisti Nderim Neziri e pyeti artisten nëse ka pranuar ndonjë reagim nga ish-partnerët.

Me ish- partnerin Astritin e kam një raport shumë të mirë me të dhe Elisabeta rrin tek ai nuk kemi asnjë keqkuptim. Kurse për babin e Kaylit nuk kisha pas interes me dit sesi është ndjerë se nuk ka pasur interesa ai si jam ndjerë unë.

Dafina në Big Brother Vip Albania,  foli për dy lidhjet e dështuara dhe vajzat e saj të cilat tani janë pranë saj, por që për të ardhur këtu ka kaluar në shumë vështirësi.

 

“Kur më lindi vajza Elizabeta mu duk që dielli ndriçonte, por që nuk kam mundur të shijojë fëmijërinë e saj, e kuptova që prej lindjes që e kishte një problem, qellzën e kishte të hapur filluam operacionin e saj të parë por pa sukses, kur Elizabeta i bëri nëntë muaj nëna ime vdiq, dhe unë isha aty pranë saj dhe ishte shumë e rëndë për mua, e kisha Elizabeten me problem dhe nuk dija si të vazhdoja jetën, vajza kaloj dy operacione të pasuksesshme, të tretin prapë pa suksese, edhe pse isha e ndarë nga babai i saj që kur ajo ishte gjashtë muajsh ai kujdesej për gjëra financiare, pas një muaji e kishte operacionin e gjashtë, i cili ishte plotësisht me sukses, pas kësaj ne u kthyem në Kosovë tani është shumë mirë, është 14-vjeçare, e kam edhe shoqe dhe gjithçka në botë”, rrëfeu Dafina.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al