4 Janar, 2019

Rrëfimi që i shokoi të gjithë, nëna e 21 fëmijëve: Të parin e linda kur isha 13 vjeçe…


Nëna e 21 fëmijëve, Sue Radford i ka shokuar britanikët me deklaratën e saj të bërë më 3 janar në “Channel 4”.

Ajo zbuloi se ka qenë vetëm 13 vjeçe kur ajo ka mbetur shtatzënë për herë të parë. Ndërkohë bashkëshorti i saj, në atë kohë ka qenë 18 vjeç.

Sue dhe Noel u bënë të njohur për publikun në vitin 2008, kur ata kishin 13 fëmijë. Atëherë të gjithë i përgëzonin për punën që bënin për të rritur në mënyrën më të mirë fëmijët.

Por pas rrëfimit të Sue-s se ka qenë minorene kur ka lindur fëmijën e parë, ka patur njerëz që kanë mbetur të habitur nga mosha e tyre shumë e re për t’u bërë prindër.

Shumë prej tyre e kanë cilësuar si një krim, faktin që ajo ka lindur 13 vjeç. Ndërsa të tjerë ia kanë hedhur fajin Noel, pasi sipas tyre, ai është treguar i pështirë duke kryer marrëdhënie me një 13-vjeçare.

Sue ka treguar me pas se fëmijën e dytë e ka lindur në moshën 17-vjeçare dhe kur bëri 18 ajo u martua me Noel.

Gruaja u shfaq me 21 fëmijët në Channel, ndërsa ajo s’ka pak që ka lindur vajzën e saj më të re, Bonnie Raye.

“Përfundimisht kam thënë jo më fëmijë herën e fundit. Mendoj se ne duam shumë të kemi një familje të madhe”, ka thënë Sue për familjen e saj.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al