25 Dhjetor, 2018

“Rizgjohet” në vigjilje të Krishtlindjes vullkani më aktiv i Europës, 130 lëkundje tektonike pas saj


Vullkani më aktiv i Europës, në malin Etna të Siçilisë, në Italinë jugore, është “rizgjuar” në prap të Krishtlindjeve.Vullakni ka shpërthyer këtë të hënë, ndërsa zyrtarët italianë kanë raportuar se ka pasur edhe mbi 130 lëkundje sizmike me magnitudë deri në 4.3 të shkallës Rihter.

Burime zyratre thanë se llava ka nxjerrë krye nga një frakturë e re në kraterin në pjesën juglindore të malit. Një vullkanolog lokal tha se ky është “shpërthimi i parë anësor” i Etnës në më shumë se një dekadë.

Hiri vullkanik mbuloi fshatrat përreth, ndërsa avionët që kishin për destinacion aeroportin e Katanias janë ndalur përkohësisht, me aeroportin që u rihap pak më vonë për të lejuar uljen e vetëm 4 avionëve në një orë, përpara se të njoftonte rikthimin në normalitet rreth orës 20 të mbrëmjes, ndërsa banorëve në krah të malit u është dhënë urdhri i menjëhershëm i evakuimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al