30 Tetor, 2017

Risia e madhe e WhatsApp , si të fshihni mesazhet në 7 minuta


Një lajm i mirë na vjen nga WhatsApp. Tashmë të gjithë do të keni mundësi që një mesazh të dërguar gabimisht ta fshini.

Në dispozicion keni vetëm 7 minuta kohë, ose përndryshe do të jeni shumë vonë. “Delete message from everyone” është opsioni më i ri dhe fshin mesazhin e dërguar për të dyja palët.

Pasi të jetë fshirë, ai do të shfaqet në version “This message was deleted (ky mesazh u fshi) në bisedën e marrësit. Në mënyrë të ngjashme, nëse e shihni këtë mesazh, nënkupton që personi me të cilin keni biseduar e ka fshirë mesazhin e fundit të dërguar. Për ta bërë këtë patjetër që duhet të keni versionin e fundit të aplikacionit.

Si mund ta fshini mesazhin?

Klikoni me mesazhin që dëshironi të fshini, shkoni në butonin “delete” dhe zgjidhni “Delete message from everyone”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al