16 Tetor, 2017

Rishfaqet Adi Krasta, ndan me publikun një nga momentet emocionuese për të


Adi Krastën nuk e kemi parë ende me ndonjë emision për këtë sezon televiziv. U përfol se ai do vazhdonte të ishte në Top Channel, por në momentet e fundit disa padakordësi me drejtuesit kanë bërë që Krasta të mbetet jashtë televizionit dhe që orarin e emisionit që ishte parashikuar për të, të merrej nga Luana Vjollca.

Ky ‘ndryshim’ brenda programit të brendshëm u prit me komente kontarverse në publik, pro e kundër. Por Krasta është ‘rikthyer’ me një postim të fundit në faqen e tij në Facebook ku publikon një këngë italiane të viteve 1973 , e cila i kishte ngjallur emocion ndërsa bënte rrugën nga Prishtina në Tiranë. Krasta është profesor i gazetarisë dhe televizionit në një universitet në Kosovë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al