25 Maj, 2019

Rihanna ka 1 vit që jeton në Londër, ja shifra marramendëse që paguan në javë për shtëpinë (FOTO)


Këngëtarja e famshme, Rihanna, ka një vit që është shpërngulur në Londër dhe askush nuk e dinte. E nëse nuk do ta zbulonte vetë këtë sekret, sërish nuk do ta dinim se ajo ka një shtëpi të re.

Në një intervistë për “New York Times”, ylli i Pop-it dhe modës e zbuloi këtë fakt teksa tha se po e shijon jetën e saj në kryeqytetin britanik. Ajo shtoi se ka shkuar atje për të qenë më pranë ekipit që punojnë për kompaninë e saj të modës, “Fenty”.

Aktualisht këngëtarja me famë botërore po jeton në një shtëpi me qira, dhe nga fotografitë e publikuara nga mediat e huaja duket se banesa është një mrekulli.

Shtëpia e bardhë 4-katëshe ka 7 dhoma gjumi, palestër dhe një kopsht me pamje përrallore. Por sa paguan Rihanna? 16 mijë paund në javë!

Gjithashtu thuhet se ajo nuk jeton vetëm, pasi gjithë këto dhoma i janë rezervuar ekipit të saj të punës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al