2 Tetor, 2020

Reperja e famshme, Nicki Minaj bëhet nënë për herë të parë


Nicki Minaj ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Reperja e famshme dhe burri i saj Kenneth “Zoo” Petty, mirëpritën foshnjën e tyre të mërkurën, më 30 shtator  në Los Angeles, sipas People.

37-vjeçarja njoftoi se ishte shtatzënë me anë të disa postimeve në Instagram, që e shoqëroi me foto ku tregonte barkun e rrumbullakosur.

Lajmet e bukura vijnë 9 muaj pasi reperja dhe Pretty u martuan.

Ndërkohë 10 muaj më parë Minaj njoftoi qëllimin e saj për tu larguar nga muzika dhe për tu përqëndruar në familjen e saj.

“Unë kam vendosur të dal në pension dhe të përqëndrohem tek familja ime. Unë e di që ju jeni të lumtur për mua. Për fansat e mi, vazhdoni të këndoni këngët e mia, bëjeni atë deri në vdekjen time … Ju dua për jetë,”- shkroi ajo në Twitter.

Nicki Minaj nuk ka reaguar pas lajmeve se solli në jetë foshnjën, ndërsa s’dihet gjinia e bebit.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al