17 Prill, 2018

Reperi shqiptar rrëfen sesi ka shpëtuar një vajzë nga i dashuri që e rrihte


Reperi i njohur shqiptar, Gent Fatali ka treguar se kënga e tij “Zemër e thyme” është një histori e vërtetë. Kënga flet për një vajzë që dhunohet nga i dashuri dhe në klip Fatali është ai që e shpëton.

Në një intervistë për “Prive”, reperi ka thënë se kjo i ka ndodhur kohë më parë, e prandaj vendosi që ta kthente në këngë. Gjithashtu ai ka thënë se femrat i shkruajnë shumë mesazhe, duke i kërkuar që t’i shpëtojë nga i dashuri i tyre siç bëri me atë vajzën.

“Është një ngjarje që më ka ndodhur mua kohë më parë. Vendosa ta trajtoj tani. E bukura e këngës është që çdo femër e interpreton në mënyrën e vetë. Më vinë mesazhe dhe thonë ‘Sikur të vije të më shpëtoje, sikur shpëton atë vajzën sepse mua më rreh i dashuri prej 2 vitesh. S’po ndahem dot prej tij, po qaj’, shumë mesazhe më kanë ardhur. Tani po e shoh sa shumë lidhje të tilla ka”, u shpreh reperi.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al