22 Shkurt, 2018

Reperi shqiptar do të performojë krah Eminem, Wiz Khalifa dhe French Montana (FOTO)


Nuk ndodh shpesh që të dëgjojmë se këngëtarët shqiptarë do të performojnë krah emrave më të mirë të muzikës botërore. Por nga reperi i njohur shqiptar Gashi kemi lajme të mira.

Ai vijon karrierën e tij muzikore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku së fundmi ka marrë “bekimin” e Jay Z, i cili duke parë talentin e tij e ka bërë pjesë të labelit muzikor që drejton “Roc Nation”.

Pas shumë koncerteve në Amerikë, Gashi do të ngjitet në një nga skenat më të njohura të muzikës Hip Hop, pikërisht në festivalin veror “Openair Frauenfeld 2018” që mbahet çdo vit në Frauenfeld, Zvicër.

Ai do të jetë krah emrave me famë botërore si Eminem, Wiz Khalifa, Migos, French Montana, Lil Uzi Vert, J.Cole e shumë të tjerë dhe e themi me plot gojën që reperi i njohur shqiptar është shumë me fat.

Këtë vit koncerti do të mbahet nga data 5 deri në 7 korrik, ku për 3 ditë reperat më të njohur në botë do të performojnë live.

Është vetë reperi me origjinë shqiptare i cili ka njoftuar për këtë sukses të tij në “Instastorie” ku ka publikuar listën e reperave që do të performojnë në “Openair Frauenfeld 2018” dhe ka rrethuar emrin e tij.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al