19 Shkurt, 2018

Reperi i njohur sapo u fejua, ja foto nga festa


Që kur Stresi bëri publike lidhjen e tij me Keisin, ai nuk ka ndaluar së foluri për të dhe sesa i lumtur është pranë saj.

E nga publikimi i fundit i reperit në rrjetin social “Instagram”, duket se çifti sapo ka ndërmarrë një hap të madh, duke shpallur zyrtarisht fejesën.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Stresi, i cili ka postuar një fotografi nga momenti kur ai dhe Keisi kanë shkëmbyer unazat.

“Ndjenjë shumë e veçantë, s’mund ta përshkruaj, s’kam fjalë…”, ka shkruar reperi në përshkrimin e fotos, dukshëm tepër i emocionuar.

Tashmë, të gjithë janë në pritje të dasmës së çiftit, që siç ka bërë të ditur Stresi, me shumë mundësi do të mbahet në Santorini, vetëm në prani të miqve të afërt e familjarëve.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al