30 Janar, 2024

“Pse nuk vjen të ma thotë në surrat, por…”- Rikja ‘qahet’ te Meritoni për Ilnisën: Flet nëpër korridore si mi


Rike Roci dhe Meriton Mjekiqi kanë diskutuar pasditen e sotme për raportin mes tyre brenda shtëpisë së Big Brother Vip, ku ndër të tjera janë ndalur dhe te Ilnisa Agolli.

Rikja i tha Meritonit se Ilnisa kurrë nuk i flet përballë për gjërat që ka me të, por vetëm flet korridoreve. Madje ajo e krahasoi me miun.

Nga ana tjetër, ata diskutuan komentet e konkurrentëve të tjerë se “Meritoni ka ndryshuar sjellje ndaj Rikes, për shkak të Ilnisës”. Por, ai e mohoi një gjë të tillë duke i thënë se raporti mes tyre është i njëjtë.

Pjesë nga biseda:

Rike: Kishte thënë ajo shoqja jote që çdo gjë që kam unë, do ta ketë edhe ajo. Pse nuk vjen të ma thotë në surrat, por flet lart e poshtë? Këtë gjë nuk kuptoj. Secilës nga gocat ua thotë gjërat përballë, me mua nuk ka guxim, pse?

Meritoni: Unë i kam thënë, raportin me ty dua ta ruaj shumë të mirë dhe të rregullt. Më ka respektuar që të mos ketë me ty ndonjë konflikt. Por, kujt ia ka thënë atë

Rike: E shoh unë që vijnë të tjerët m’i thonë gjërat, ajo kurrë nuk m’i thotë përballë. Flet nëpër korridore. Nuk e kuptoj, nëse ka diçka me mua, të vijë ta thotë përballë. E di sa e respektoj një guxim të tillë, i heq kapelën. Por jo të flasë nëpër korridore si mi

Meritoni: Shhhh

Rike: Nuk është e drejtë, se unë e shoh që Eglës ia thotë në sy, tjetrës në sy…

Meritoni: Për respekt që ndoshta ka ndaj meje dhe nuk ka

Rike: Atëherë, më mirë në heshtje se sa të flasë lart e poshtë! Është shumë e ulët o shpirt. Hajde ma thuaj përballë dhe e flasim

Meritoni: Po kush ta tha ty që ndryshoi raporti

Rike: Të gjithë thonë që ka ndryshuar raporti i Meritonit. Nga ana ime jo njëherë

Meritoni: Po nga ana ime, çfarë ka ndryshuar? Njësoj është, të përqafoj, bëjmë shaka

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al