13 Shtator, 2022

Provokoi me barkun e rrumbullakosur, Nevina Shtylla flet si rrallë herë për planet e të ardhmes me partnerin “misterioz”


Një video e saj ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur bëri lëmsh gjithë rrjetin.

E kuptuat besoj, që bëhet fjalë për Nevina Shtyllën, e cila së fundmi ka vendosur të sqarojë qëllimin e publikimit të asaj videoje.

E ftuar në “Wake Up” moderatorja pohoi se e gjitha kjo ishte bërë për të provokuar dhe se nuk kishte diçka të tillë në mes.

“Ishte një video e shkurtuar për të provokuar pak fare. Çmendi gjysmën e shoqërisë sime. Jo, ende nuk kemi diçka të re në këto momente. Projekti kërkon angazhimin tim”,-u shpreh ndër të tjera  Shtylla.

Duke qenë në këto ujëra, Nevina u ngacmua edhe në aspektin personal, ku prej vitesh është një një lidhje me një djalë të quajtur Arbër.

Ndërsa planet reale për fëmijë duket se i ka eklipsuar karriera për Nevinën.

“Nuk kam plane për fëmijë sidomos tani që kam një projekt dhe dua t’i fokusohem plotësisht. Kam një raport të konsoliduar dhe mundohem ta shijoj në privatësinë time. Për të vendosur balancë më ndihmon fakti që nuk dua provokoj dhe të jem pjesë e skandaleve. Kjo më lejon të shijoj dhe punën time. Kjo gjë më ka ndihmuar që të shijoj jetën time në privatësi dhe ta ruaj në privatësi. Edhe partneri nuk ka pasur presion apo vëmendje të ekzagjeruar. Unë nuk kam dashur që të shfrytëzohet ky aspekt për ndonjë lajm që mua nuk më vlen fare”– tha Nevina në Wake Up.

Moderatorja është në romancë prej disa vitesh me një djalë me profesion jurist i quajtur Arbër. Dyshja nuk kanë dalë asnjëherë publikisht së bashku, duke e mbajtur romancën e tyre në fshehtësi të plotë. Megjithatë, nuk iu kanë shpëtuar mediave që i kanë zbuluar. Ndonëse nuk publikon foto me Arbrin, Nevina nuk e ka fshehur faktin që është në lidhje dhe shumë e dashuruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al