18 Korrik, 2018

Producenti i njohur hedh në gjyq Noizy-n: Bukëshkalë e mosmirënjohës


Me siguri ju kujtohen hitet e para të reperit të njohur Noizy-t, “Malet e Dibrës”, “Histori e gjatë”, “Jena mbretër”, “Mr. yesterday”, etj., të cilat ishin prodhim i studios ‘Zig Zag Records’.

Mëngjesin e sotëm në një lidhje direkte me emisionin ‘KafeIN’, ishte producenti i njohur i kësaj studioje, GBMC. I pyetur për marrëdhënien e tij me Noizy-n, me të cilin ka bashkëpunuar vite më parë, producenti rrëfeu se marrëdhëniet e tyre nuk ishin aspak të mira. Madje, ai shpërtheu në terma si ‘bukëshkaë, mosmirënjohës’ kundër Noizy-t.

“E mora nga stoli, e bëra artist dhe më harroi. Nuk na përmendi në asnjë gjë. Filloi të drejtonte gishtin nga Zoti, sikur Zoti i bëri të gjitha. Po presim të bëhet vetingu dhe në gjyq do shkojnë të gjithë.”- u shpreh GBMC.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al