3 Shtator, 2019

Probleme në martesë me Patrisin? Tuna reagon për herë të parë: 2019-a…


Pas ndarjes së bujshme të dy këngëtareve të njohur, Nora Istrefi dhe Robert Berisha, në rrjet nisi të përflitej edhe për një ndarje të mundshme të Tuna Sejdi me Patris Berishën.

Dyshimet e fansave lindën pasi këngëtarja ishte nisur vetëm me pushime, pa bashkëshortin dhe djalin e tyre, Tian.

Në këto pushime, Tuna shoqërohej nga një mikeshë e saj. Por fakti që Patrisi nuk ishte me të, bëri që fansat të mendonin se diçka nuk po shkonte në marrëdhënien e tyre.

Por këngëtarja ka vendosur që t’i shuajë zërat nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”. Tuna ka publikuar një foto të saj ku bashkëngjitur me të shkruan:  “2019-ta, shkon robi n’pushim edhe vetë”.

 

View this post on Instagram

 

2019’ta, robi shkon n’pushim edhe vet ?

A post shared by TUNA (@tunasejdi) on


Me këtë që ka shkruar, ajo la të kuptohet se martesa e saj me Patrisin shkon mjaft mirë, por kësaj radhe ka preferuar që të bëjë pushime me shoqërinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al