29 Mars, 2018

Prezantohet celulari me kamerën më të mirë në treg (FOTO)


Më në fund është prezantuar celulari më i mirë deri më sot i markës kineze, “Huawei P20 Pro”.

Ekspertët janë shprehur se kamera e këtij “smartphone” është ndryshe nga kamerat e të tjerëve dhe ndoshta më e mira e prodhuar deri më tani. Bëhet fjalë për një sistem kamerash të trefishtë.

“Huawei” gjithashtu ka nxjerrë në treg edhe versionin më “normal” të këtij celulari, që quhet “Huawei P20”.

Këta “smartphone” kanë një procesor Kirin 970, bateri 4 000 mAh, 6 GB RAM dhe 128 GB hapësirë për ruajtje të dhënash në P20 Pro. Ndërsa “Huaewi P20” ka 4 GB RAM dhe bateri 3400 mAH.

“Huawei P20” kushton 649 euro, ndërsa “Huawei P20 Pro” kushton 899 euro.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al