1 Tetor, 2020

“Po shkoj në shtëpi pa foshnjen time”- Modelja aborton fëmijën pas gjakderdhjes: Është dhimbje që se kam ndjerë më parë


Modelja Chrissy Teigen abortoi foshnjën e saj pas hemorragjisë. Bashkëshortja e këngëtarit të njohur, John Legend ishte në pritje të fëmijës së tretë.

Lajmi i hidhur vjen disa ditë pasi ajo u shtrua në spital për shkak të hemorragjisë.

“Po shkojnë nga spitali në shtëpi pa foshnjën time,”- shkroi modelja në Twitter. “Si mund të jetë kjo e vërtetë?”

Gjithashtu ajo publikoi një foto bardh e zi e ulur në një nga shtretërit e spitalit teksa qante pas abortimit të fëmijës.

“Ne jemi të shokuar, është një lloj dhimbje që nuk e kemi ndjerë më parë,”- shkroi 34-vjeçarja. “Nuk arritëm të ndalonim gjakderdhjen dhe t’i jepnim foshnjës sonë lëngjet që i duheshin, pavarësisht transfuzioneve të gjakut. Thjesht nuk ishte e mjaftueshme.”

Çifti kishinm menduar që ta quanin foshnjen e tyre Jack.

“Ai do jetë gjithmonë Jack për ne. Ai luftoi shumë për të qenë pjesë e familjes donë të vogël dhe do të jetë përgjithmonë,”– shkroi Teigen.

Çifti janë prindër të dy fëmijëve, Lunës dhe Miles, që dy u ngjizën përmes fekondimit in vitro (IVF).

Por kjo shtatzëni ndodhi natyrshëm, diçka që Teigen tha se nuk mendonte që ishte e mundur për të.

Modelja ishte në gjysmën e shtatzënisë së saj dhe filloi të kishte shumë gjakderdhje.

Ajo zbuloi se planceta e saj ishte shumë e dobët.

“Jo çdo ditë mund të jetë me diell. Në këto ditë më të errëta, ne do të pikëllohemi, do të qajmë. Por do të përqafojmë dhe duam njëri-tjetrin më fort dhe do ta kalojmë këtë,”– përfundoi deklarata.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al