3 Qershor, 2018

Përgënjeshtroi pasurinë 900 mijë euro, por shihni si vishej Nard Ndoka 9 vite më parë


Në emisione ku u diskutua për pasurinë e politikanëve, krahas pasurive marramendëse që kanë politikanë, të cilët janë kryesisht edhe biznesmenë, shifra e pasurisë prej 900 mijë eurosh e deputetit Nard Ndoka, çuditi jo pak publikun.

Ky lajm qarkulloi për disa ditë dhe Ndoka nuk reagoi. Mesa duket, po e zbaviste fakti që po përgojohej si boss! Pas disa ditësh, ai shkroi një status të gjatë në “Facebook”, ku tregoi se ka pasur një keqkuptim, pasi ai në realitet ka deklaruar 900 mijë lekë pasuri.

Madje, Ndoka bëri edhe humor duke thënë se mediat e kanë futur në sherr me fëmijët, pasi i kërkojnë llogari se ku i ka gjithë ato lekë dhe nuk ua jep atyre. Por ama, një gjë është e sigurtë, me shumë apo me pak para në xhep, në vite Ndoka ka përmirësuar mjaft mënyrën e të veshurit si në stil, ashtu edhe në çmime të kripura. Tashmë, kostumet e tij dhe këpucët janë larg atyre që vishte 8 vite më parë. Fotot janë prova më e mirë.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al