8 Prill, 2024

“Përgatitu për jetën tënde jashtë…”-Meritoni vazhdon debatet me Eglën: Çdo dhimbje që kemi përjetuar ne do e ndjesh


Debatet mes Egla Cenos dhe Meriton Mjekiqit vijojnë të jenë të ndezur dhe me largimin e Ilnisa Agolli, duket se marrëdhënia mes dy banorëve të Big Brother Vip 3 është tensionuar akoma dhe më shumë.

Teksa po laheshin në pishinë, Meritoni i drejtohet Eglës duke i thënë të përgatitet kur të dalin jashtë, ndërsa shprehet se çdo dhimbje që ka ndjerë ai dhe Ilnisa, do ta përjetojë.

Pjesë nga debati:

Meritoni: Mund mundet ta largojë nga mendja personin në fjalë që është duke e përmendur, e ka dashuri brenda vetes, e ka shembull. O teta Englantina, shpifëse. Shpif se do të mbash përgjegjësi për krejt këto

Egla: E vendosi publiku shpifjen time

Meriton: Edhe për stalker e vendosi publiku dhe jena ballë përballë, por shpifjet e tua do të vazhdojnë edhe jashtë, do i shijosh, do i përjetosh, do i ndjesh.

Egla: Mos mu drejto mua.  Edhe ti, meriton cica

Mriton: Çdo dhimbje që kemi përjetuar, do e ndjesh

Egla: Po dhimbjet e mia, apo…Unë s’kam të drejtë të më dhëmbi

Meriton: Ku ke dhimbje ti? Çfarë ndjen ti për dhimbjen? Çfarë është dhimbja për ty

Egla: O i dëshpëruar, grisu

Meriton: Përgatitu Eglantina për jetën tënde jashtë dhe shpifjet e tua. Shpifjet janë të tupshme

Egla: Unë nuk kam drejtuar gishtin në këtë shtëpi. Gjërat ndodhën, pranoji, gëlltitu dhe mos na çaj kokën. Po të kthej kurrizin tani se jam duke shijuar pishinën

Meriton: Lojtare e mangët. Shijo pishinat këto ditë të bukura

Egla: Të përshëndes nga bregu tjetër

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al