“Kam bërë seks me shokun e ngushtë të partnerit tim. Tani mendoj se jam shtatzënë dhe fëmija mund të jetë i tiji.”
Ky është rrëfimi i një gruaja për psikologun, botuar në The Sun.
Ajo tregon se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me partnerin dhe kanë katër vite bashkë. Madje po flasin për blerjen e një shtëpie dhe për martesën.
Rrëfimi i plotë:
Unë jam 28 vjeç dhe ai është 30. E shoh veten përkrah tij gjatë gjithë jetës. Ai është i bukur, i sjellshëm dhe kujdeset për mua.
Shoku i tij jeton jashtë vendit dhe unë e takova kur u kthye tre muaj më parë. E kisha parë në foto dhe në jetën reale ishte i mrekullueshëm.
Ai është 31 vjeç dhe qëndroi me ne për një javë ku kaluam shumë mirë.
Ditën e fundit që po qëndronte, partneri im duhej të punonte. Unë dhe shoku i tij më i mirë vendosëm të dilnim për një pije gjatë drekës dhe më pas shkuam për shëtitje pranë lumit.
Kur u kthyen në shtëpi nuk e di si ndodhi por befas ai kishte krahun rreth meje. Më buzëqeshi dhe më pas më puthi. Dhe unë e putha. Përfunduam duke bërë seks në divanin e shtëpisë.
Ne ramë dakort që ajo që bëmë ishte gabim dhe se nuk do e përsërisnim më.
Unë e dua partnerin tim dhe shoku i tij e vlerëson shoqërinë me të ndaj s’do ta lëndojë.
U përpoqa ta heq nga mendja por nuk më kanë ardhur periodat.
Jam e tmerruar dhe kam frikë të bëj test mos zbuloj se jam shtatzënë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al