24 Dhjetor, 2017

Përfundon festivali i Këngës në RTSH, fitues shpallet Eugent Bushpepa me këngën “Mall”


Është zhvilluar dhe nata e tretë finale e Fest ’56. “RTSH kërkon të lerë pas krahëve shijet e neglizhencës së politikës ndër vite” tha Krasta në hyrje të fjalës së tij.

8e320a53-bc43-4f06-bfc2-1d34fd4c6ffa96b8f113-b9f2-499a-9f17-a509e0681776

Krasta në këtë natë kishte dhe në bashkë prezantuese, gazetaren e njohur Jonida Shehun, por pati dhe të ftuara të tjera që prezantuan disa këngë.

Këngëtari i parë në skenë ishte Redon Makashi  me këngën “Egziston”. Ashtu si natën e parë Makashi, sërish ndaloi orkestrën pas disa sekondave, ku rinisi edhe njëherë performancën e tij nga e para.

Orkestra e RTSH së bashku me grupin e baletit luajtëm një nga muzikat e kompozitorit të madh Aleksandër Lalos, në homazh për ndarjen e tij nga jeta. Po ashtu u kujtuar dhe muzikanti Francës Radi, që është ndarë nga jetë disa muaj më parë.

Më pas këngëtarët sipas radhës kërnduan këngët e tyre, ku pati dhe shumë të ftuar e surpriza. Njëri prej këngëtarëve që këndoi si i ftuar special ishte Alban Skënderaj.

Këngëtarja Mariza Ikonimi një nga finalistet ka pësuar dhe një incident duke rrezikuar që të bie, pasi është penguar nga fustani i gjatë, por në tekstin e këngës thotë se nuk ka frikë të rrëzohem. Por incidenti kaloi dhe Mariza nuk u rrëzua por vazhdoi performancën e qetë.

Kënga e parafundit ishte e ajo e Eugent Bushpepës “Mall”,, e cila ishte dhe më e duartrokitura, duke e kthyer këngëtarin sërish në skenë. Ndërsa i fundit ishte Elton Deda, i cili ishte ai që hapi natën e parë të festivalit, duke qenë hapësi dhe mbyllësi i Festivalit të 56’.

Pas përfundimit të këngëve finaliste e ftuara tjetër speciale ishte Elsa Lila, e cila për disa minuta “pushtoi” skenën, duke bërë një performancë ndryshe.

Pas përformancës së këngëtares Elsa Lila, juria e cila ishte mbeldhur paraprakisht shpalli fituesin, i cili do të na përfaqësoj dhe në Eurovizion, për vitin 2018.

Fitues i festivalit të 56’ u shpall, Eugent Bushpepa me këngën e tij me titull “Mall”.

Në vend të dytë Redon Makashi, ndërsa në vend të tretë Inis Neziri

jonida shehu

festivali rtsh

Festivali i RTSH-së/ Sot nata finale, zbulohen emrat e këngëtarëve që do të performojnë

Nata e dytë e Festivalit të 56 të Këngës në RTSH është çelur mbrëmjen e kaluar nga Orgesa Zaimi dhe është mbyllur me grupin LYNX.

Në skenë këngët janë prezantuar nga Adi Krasta me bashkëpunimin e disa prej drejtuesve të festivaleve në vite, midis të cilëve Enkel Demi e Rudina Magjistari, Inis Gjoni e Gazmend Gjoka, Ema Andrea e Kastriot Çaushi, Rudina Magjistari etj.

rtsh

Rikthimi i Adelina Ismailit dhe emocionet e përcjella në skenë ishin “atak” në publik, po aq sa interpretimet e shkëlqyera të Aurela Gaçes, Flaka Krelanit e Kejsi Tolës.

Transemtimi ka vazhduar deri në orët e vona pas mesnatës në Post Festival, me pjesëmarrjen e këngëtarëve dhe gazetarëve.

Në këtë takim u shpallën edhe këngët finaliste të natës së tretë që do të këndohen nga:

Artemisa Mithi

Bojken Lako

Denisa Gjezo

Elton Deda

Eugent Bushpepa

Ines Neziri

Manjola Nallbani

Mariz ikonomi

“NA” dhe Festina Mejzini

Orgesa Zaimi

Redon Makashi

Rezarta Smaja e Luiz Ejlli

Tiri Gjoci

Voltan Prodani

Anëtarët e jurisë janë

Limoz Dizdari

Makelian Kapedani

Zana Çela

Ilirian Zhupa

Adrian Hila

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al