30 Tetor, 2020

“Përfitimet e të pasurit …”- Arbana Osmani del shëtitje me Diellin dhe Eduart Grishaj i realizon foton më të bukur


Arbana Osmani ka vendosur të shijojë ditët me diell duke dalë shëtitje me djalin e saj të porsalindur.

Moderatorja pozoi në pyll me Diellin, që qëndronte në karrocën e bebit.

Dhe foto e ëmbël është realizuar nga partneri i saj, Eduart Grishaj.

Arbana Osmani u shpreh se “fotografitë e bukura pa mundim” janë përfitimet e të pasurit një artist në shtëpi.

“Përfitimet e të pasurit një artist në familje; fotografi të bukura pa mundim?”- shkroi ajo, krahas imazhit.

Çifti mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku më 19 tetor.

“Një Diell i vogël na shndriti sot❤️ Faleminderit për të gjitha bekimet tuaja, Ju dua!”- shkroi Arbana, teksa ndau me ndjekësit lajmin e bukur të ardhjes në jetë të djalit, duke e shoqëruar me një foto të duarve të saj, vogëlushit dhe Eduart Grishajt.

Ndërsa regjisori publikoi një foto duke mbajtur Diellin në krahë në maternitet dhe shkroi: “Lindi Dielli ☀️”

Ndërkohë moderatorja ka edhe një djalë, Jonin, me ish-bashkëshortin.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al