5 Dhjetor, 2020

“Për të pjell, pjell lopa”- Sara Hoxha reagon për herë të parë për komentet negative që i janë bërë gjatë shtatzënisë: S’e kuptoj pse u lodhët…


Sara Hoxha do të bëhet nënë së shpejti, por duket se komentet negative në lidhje me shtatzëninë kanë qenë të shumta, prandaj ajo zgjodhi të reagonte.

sara hoxha (3)

Mbrëmjen e djeshme, ajo zbuloi në Instastory se është përballur me komentet të tilla si: “Nuk je e para që ngel shtatzënë”; “Sikur vetëm ti je shtatzënë”; “Na lodhe”.

Sara thotë se nuk arrin dot ta kuptojë se përse njerëzit po lodhen më shumë se ajo gjatë shtatzënisë.

sara hoxha (4)

O njerëz të dashur dhe të mirë! E kuptoj se jeni në ankth më shumë se unë për lindjen time, por s’kemi ç’të bëjmë, do presim edhe pak.

Por vetëm diçka nuk kuptoj, ju që më thoni ‘Na lodhe, na lodhe’, pse po lodheni më shumë se unë?

Apo më doni kaaaq shumë saqë doni të merrni nga lodhja ime?

Unë e di që për të pjell, pjell lopa. Kështu që shumë, shumë faleminderit për dashurinë!”, shkroi ajo.

sara hoxha (6)

Sara dhe partneri i saj, Ledri Vula, janë aktualisht në Gjermani, pasi pritet që vogëlushja të vijë në jetë aty.

sara hoxha ledri vula (8)

Ndër të tjera, Sara, e cila ndan shpesh video e foto në rrjete sociale, tregoi se i ka bërë një rreng Ledrit sikur i plasën ujërat.

sara hoxha (2)

Në videon e publikuar në Instagram, shihet se Ledri është shumë i lumtur teksa e pyet partneren e tij se çfarë duhet të bëjë në këto lloj rastesh.

sara hoxha ledri vula (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al