30 Shtator, 2017

‘Pengjet’ e Rajmonda Bulkut : Ja çfarë do bëja po të isha në politikë


 

Rajmona Bulku ka qenë e ftuara e Eraldo Rexhos në emisionin “Lart e Poshtë” që transmetohet çdo të premte pasdite në “TVSH”.

Ajo ka folur në lidhje me shfaqjen e re premiere “8 Femra” në “Teatrin Kombëtar”, por nuk ka lënë pa përmendur edhe jetën e saj personale, lidhjen e fortë me nipërit dhe raportin e saj me ta.

Aktorja e njohur e pyetur nga Eraldo ka folur edhe për politkën: “Gjëja më e bukur në politikë është që t’i japësh popullit tënd vepra të mira.

 

Po të kisha gjë në dorë tani, do të bëja diçka për artin dhe kulturën, por iku ajo kohë”, u shpreh Bulku./ revistawho.com/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al