19 Korrik, 2018

Pasioni për foto i merr kohën e plazhit Niko Peleshit


Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, u pa në plazhin e Dhërmiut fundjavën që lamë pas. Ai ishte me bashkëshorten dhe fëmijët. Ajo që na bëri përshtypje, ishte fakti se Peleshi ka ndenjur një kohë të gjatë me bluzën veshur dhe i përqendruar duke bërë foto të natyrës së mrekullueshme të Dhërmiut.

E shoqja e ndiqte në këtë pasion të bashkëshortit të saj, i cili i ulur në gjunjë kërkonte të bënte foto në kënde të ndryshme, ndërkohë që, në përgjithësi, shumica nxitojnë të rehatohen në shezlonge, sapo mbërrijnë aty nga rruga e gjatë.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al